Katër ‘kuqezi’ te Maqedonia U 21

Totre, Demiri, Bejtullai dhe Radeski, bashkë me Muratin e huazuar te Shkupi çojnë në pesë numrin e futbollistëve ‘kuqezi’ të ftuar për ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses U 21 të Maqedonsië për takimet me Islandën dhe Francën.

Trajneri i përfaqësueses së të shpresave të Maqedonisë Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet me Islandën dhe Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për futbollistë të rinjë që do të mbahet në vitin 2017. Në listën e Milevskit gjenden 5 futbollistë të Shkëndijës. Ennur Totre, Besir Demiri, Egzon Bejtullai dhe Marjan Radeski, bashkë me Mevlan Muratin e huazuar te Shkupi janë futbollistët e Shkëndijës të përfshirë në listën e seleksionuesit të përfaqësueses U 21, Bllagoja Milevski për ndeshjet kualifikuese për EURO 2017.
Përfaqësuesja e Maqedonisë më 24 mars në Shkup përballet me Islandën, ndërsa më 28 mars në Le Man ndeshet me Francën. Për momentin Maqedonia renditet në pozitën e tretë në grup, me 7 pikë të tubuara.
2556d31e96246c5
egzon-deklarat
Share Now

Related Post

Leave us a reply