Të vazhdohet seria e fitoreve

Shkëndija përballet të shtunën me Shkupin në Veles, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të LPFM-së. ‘Kuqezinjtë’ kërkojnë fitoren e rradhës në luftën për titullin e kampionit. Shkaku i kartonave mungojnë Alimi, Zhunior dhe Pollozhani. Takimi luhet pa praninë e publikut.

Xhiroja e 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë Shkëndijën e vëndon përballë Shkupit në takimin që ‘kuqezinjtë’ si vendas do ta luajnë në stadiumin e qytetit në Veles. Shkëndija kërkon fitoren e 5-të në po aq ndeshje të zhvilluara në pranverë, pasi paraprakisht ka rradhitur 4 triumfe të njëpasnjëshme pa gol të pranuar dhe me gol-diferencë 11-0 (pa përfshi triumfin 0:2 kundër Horizontit në gjysmëfinale të Kupës). Në anën tjetër edhe Shkupi luan shkëlqyeshëm në pranverë, duke regjistruar 3 fitore dhe një barazim në katër ndeshje të zhvilluara. Shkupjanët karakterizohen me stabilitet dhe diciplinë në lojë, pak shënojnë (nga një gol në katër takimet e fundit), ndërsa vështirë pranojnë gol, vetëm një në katër ndeshje në pranverë.

ac-dek

“Normalisht se na pret takimi i rradhës tani këtë javë me Shkupin, një kundërshtar mjaft cilësorë që ka treguar këtë gjysmësezon pranveror se posedojnë një ekip vërtet të mirë me rezultatet e arritura. Mirëpo ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe për vlerat tona që kemi në ekip. Shpresoj se me angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve të vazhdojmë me rezultatet pozitive dhe lojat e mira. E them që takimi nuk do të jetë aspak i lehtë. Një gjë e keqe është se ndeshja do të luhet pa tifozë që është diçka e negative duke ditur se Shkëndija dhe Shkupi kanë tifozeri të zjarta. Dmth do të mungoje spektakli në tribuna, mirëpo ne do të japim maksimumin që të fitojmë ndeshjen“, deklaroi Ardian Cuculi.

21

Për shkak të kartonave të verdhë (nga 5 kartona) në ndeshjen kundër Shkupit do të mungojnë Armend Alimi, Stenio Zhunior dhe Artim Pollozhani. Pas mungesws nw takimin e fundit me Metalurgun nw ekip kthehen Nexhipi dhe Todorovski, jashta vazhdojnë të qëndrojnë të lënduarit Hasani dhe Rech, ndërsa në 18-she të përfshihen të rinjtë Zejnullai dhe Shefiti.

Ndeshja Shkëndija-Shkupi luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Veles, me fillim në orën 14:00, ndërsa me rekomandim të MPB-së takimi do të zhvillohet pa praninë e publikut, pasi stadiumi nuk ka të siguruar në mënyrë adekuate gardhin që ndan tribunën më terenin.

31

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Shkupin:

Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Shefit Shefiti, Arbin Zejnullai, Nderim Nexhipi, Ard Kasami, Besnik Shabani.

Share Now

Related Post

Leave us a reply