Kadetët me tre pikë nga transferta me Rabotniçkin

Kadetët e Shkëndijës janë kthyer me tre pikë nga Shkupi, pasi në kuadër të xhiros së 14-të kanë mundur 0:1 Rabotniçkin. Takimi është vendosur nga një moment i vetëm, kur Stoimenovski i vendasve ka shënuar në rrejtë të gabuar, për tre pikë të ‘kuqezinjëve’, megjithëse goli ishte vepër e Rexhepit, mirëpo nga ana e arbitrave u shënua si autogol pasi i fundit me topin luajti futbollisti vendas. Ndeshja është karakterizuar me lojë të sigurtë nga të dyja palët, që tregoheshin të kujdesshme në mbrojtje. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 34 kur Besart Rexhepi godet drejt portës kundërshtari, topi prek mbrojtësin vendas Oliver Stojmenovski dhe përfundon në rrjetën e Rabotniçkit. 0:1 për Shkëndijën, që në fund u tregua të jetë rezultat final i takimit. Me këto tre pikë kadetët e Shkëndijës vazhdojnë luftën për vendin e parë dhe për momenin janë të dytët me një pikë pas liderit, Metalurgut.

1

RABOTNICKI – SHKËNDIJA 0:1 (0:1) (KADETËT)

Stadiumi: Tereni i Aluminës

Golashënues: Stoimenovski 34′ (autogol) (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Cadoroski, Sali, Bekiri, Delija, Sherifi, Beqiri, Rexhepi, Loki, Velija, Aliti, Fazllagiq.

Luajtën edhe: Osmani, Ajruli, Milsimi, Ibrahimi dhe Xhelili

Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi​

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply